27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Trupi i 30-vjeçarit nga Shkodra, Miklovan Dakaj, u gjet i vdekur në Marbella; i fundit që e pa ishte Juxhin Drazhi

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas gjetjes së trupit të pajetë të Miklovan Dakajt, 30 vjeç, i njohur edhe si Visi i Pojës, në brigjet e Marbella, Spanjë. Sipas raportimeve, personi i fundit që kishte kontakt me Dakajn ishte Juxhin Drazhi, i lidhur me grupin e Elvis Doçit.

Dakaj kishte humbur kontaktet me familjarët më 12 maj të këtij viti. Sipas denoncimeve të familjarëve, ai kishte qenë disa orë më parë me bashkëshorten e tij në një qendër shëndetësore për të bërë vaksinën e fëmijës së mitur. Pas ndarjes së tyre, ai nuk u lidh më në telefon, dhe gruaja e tij bëri kallëzim në policinë spanjolle. Njëkohësisht, familjarët në Shkodër denoncuan zhdukjen e tij.

Media spanjolle Costablancadaily raportoi se trupi i Dakajt u gjet pasditen e sotme në Marbella. Të afërmit morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe u paralajmërua që të mos e kërkonin. Referuar informacioneve mediatike, Dakaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe në klane ndërkombëtare.

Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella, por deri më tani nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat e gjetjes së trupit. Rasti po shqyrtohet me kujdes, duke u fokusuar te lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe personat e fundit që e panë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...