34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Tre të rinj, mes tyre dy të mitur,akuzohen si autorë të 9 vjedhjeve në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, mes tyre dy të mitur, të dyshuar si autorë të nëntë vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Recidivisti”, u arrestua 26-vjeçari E. R., i dyshuar për pesë vjedhje në subjekte të ndryshme, ku ka marrë portofola, celularë dhe shuma parash. Arrestimi u krye nga Komisariati Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës.

Ndërsa në një tjetër operacion, të koduar “Duo”, Komisariati Nr. 6 ndaloi dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, të cilët akuzohen për katër vjedhje të tjera. Ata dyshohet se kanë marrë një motomjet në Astir, kanë vjedhur dy dyqane me sende dhe para, si dhe një objekt brenda një automjeti.

Policia njoftoi se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera që mund të jenë kryer nga të ndaluarit, ndërsa materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...