10.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Dhoma e Avokatisë Vlorë: “Kolaps në Gjykatat e Apelit, përgjegjësia bie mbi KLGJ”

Vlorë – Dhoma e Avokatisë në Vlorë ka reaguar me tone të forta ndaj situatës që po vijon prej muajsh në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje kanë mbetur të bllokuara, duke lënë qytetarët dhe bizneset pa asnjë zgjidhje ligjore.

Në një deklaratë zyrtare, avokatët e cilësojnë këtë situatë si një “dështim të hapur institucional” dhe “kolaps të sistemit të drejtësisë”, duke ia faturuar përgjegjësinë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas tyre, mungesa e gjyqtarëve, sallave gjyqësore dhe masave konkrete nga KLGJ kanë sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi.

“Familje të tëra, biznese, individë që presin prej vitesh vendime për fatin e tyre juridik, janë viktima të një sistemi të bllokuar nga paaftësia dhe keqmenaxhimi i KLGJ-së”, thuhet në deklaratën e Dhomës së Avokatisë Vlorë.

Akuzat kryesore ndaj KLGJ
• Gjykatat e Apelit janë kthyer në simbol të kolapsit, ku vonesat janë bërë rregull, jo përjashtim.
• KLGJ nuk ka ndërmarrë asnjë masë të prekshme për garantimin e funksionimit minimal të gjykatave.
• Çdo ditë vonesë përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe dhunim të parimit kushtetues për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.
• Harta e re gjyqësore, në vend që të sillte eficiencë, ka thelluar më tej krizën.

Thirrja për masa emergjente

Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje KLGJ-së të ndërhyjë menjëherë duke rritur numrin e gjyqtarëve dhe duke siguruar shqyrtimin e shpejtë të çështjeve të mbetura pezull.

“Çdo vonesë tjetër është e pajustifikueshme dhe vetëm sa thellon dëmin ndaj qytetarëve dhe vetë rendit juridik”, theksohet në reagim.

Avokatët paralajmërojnë se nëse KLGJ vijon të qëndrojë pasiv, do të mbajë mbi vete “barrën e përgjegjësisë historike për kolapsin e drejtësisë në Shqipëri”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Alarm në SHBA: dronë të paidentifikuar mbi bazën ku ndodheshin Rubio dhe Hegseth

0
Një incident i pazakontë sigurie është raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku zyrtarët amerikanë kanë konstatuar praninë e disa dronëve të paidentifikuar mbi bazën...

“Quit GPT” merr hov: marrëveshja me Pentagonin ndez bojkot ndaj OpenAI dhe ChatGPT

0
Një valë e gjerë bojkoti ndaj platformës së inteligjencës artificiale ChatGPT ka marrë përmasa ndërkombëtare që prej shkurtit 2026, duke nxitur debat të fortë...

“Djali im është në romancë”, Monika Kryemadhi zbulon lidhjen e Besarit me këngëtaren Kanita...

0
Rrjeti ka shpërthyer së fundmi pas deklaratës së Monika Kryemadhit gjatë premierës së filmit “Me Fat”, ku ajo konfirmoi se djali i saj, Besari,...

Horoskopi ditor, e Enjte, 19 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji pozitive dhe dëshirë për të ecur përpara. Në punë mund të merrni një iniciativë të rëndësishme. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Enjte, 19 Mars 2026

0
Më 19 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me vranësira dhe intervale kthjellimesh gjatë ditës. Paraditja do të ketë vranësira më...