26.4 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Refuzohet projekti 5,4 miliardë dollarësh për kazino në Times Square

Një nga projektet më të bujshme të viteve të fundit në Nju Jork, ndërtimi i një kazinoje luksoze në zemër të Times Square, ka marrë dritë të kuqe nga komisioni përgjegjës për shqyrtimin e licencave të reja të kazinove.

Propozimi prej 5,4 miliardë dollarësh, i mbështetur nga Caesars Entertainment dhe kompania e Jay-Z, Roc Nation, u rrëzua me katër vota kundër dhe vetëm dy pro.

Kundërshtimi më i fortë erdhi nga komuniteti i Broadway-t, i cili paralajmëroi se një kazino në zonë do të rrezikonte identitetin kulturor dhe turistik të Manhattanit.
“Një kazino mund të ndërtohet kudo, por Broadway ekziston vetëm këtu. Ky vendim mbron magjinë e lagjes sonë,” – deklaroi Jason Laks, president i Broadway League.

Projekti parashikonte ndërtimin e një kompleksi me kazino moderne, hotel luksoz dhe restorante, por kundërshtarët e shihnin si kërcënim për teatrin dhe bizneset lokale.

Megjithatë, plani kishte edhe përkrahës të fortë, mes tyre aktivisti i njohur për të drejtat civile Al Sharpton.

Propozimi për Times Square ishte një nga tetë projektet konkurrente, mes të cilave përfshiheshin edhe zona pranë OKB-së, Queens dhe Bronx.
Në dispozicion janë vetëm tre licenca, ndërsa fituesit do të duhet të paguajnë të paktën 500 milionë dollarë secili për të marrë të drejtën e operimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...