26.4 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Dasma ime nuk ishte me paratë e popullit” – Reagimi i Genar Topallit pas aludimeve për luksin në Romë

Pas valës së aludimeve për shifrat e larta të shpenzuara në dasmën e tij me moderatoren sportive Cindy Marina, Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topalli, ka reaguar publikisht.

Ai sqaron se ceremonia dhe festa martesore, e mbajtur në Romë më 13 shtator 2025, është financuar nga vetë çifti dhe prindërit e Cindy-t, të cilët jetojnë e punojnë prej dekadash në SHBA.

“Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë,” shkruan Topalli. “Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, ku nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik. Darka më pas u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme shqiptare. Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.”

Topalli thekson se familja e Cindy Marina-s zotëron biznese të suksesshme në SHBA, me mbi 150 të punësuar, ndërsa vetë ajo menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore.

Ky reagim shihet edhe si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratës së ish-partneres së tij, Eva Murati, e cila pak ditë më parë nënkuptoi se dasma ishte e financuar nga “paratë e vjedhura të popullit”.

“Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë,” përfundon deklarata e Topallit.
We

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...