25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Diella, ministrja për IA, do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin procesit integrues” – Rama prezanton programin qeverisës

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para deputetëve programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë strategjike të teknologjisë dhe digjitalizimit për vendin. Ai u ndal veçanërisht te roli i ministres së re të Inteligjencës Artificiale, Diella, e cila sipas tij do të jetë kyç në përshpejtimin e procesit integrues të Shqipërisë.

Diella, ministrja për IA, do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin procesit integrues. Ai do të mbështetet nga një akselerator, i quajtur AI4, i cili do ketë lirinë e plotë të operojë me një rol të ri brenda administratës, duke thyer burokracitë. AI4 do të bashkojë talente më të mira nga brenda vendit, nga diaspora dhe edhe të huaj. Diella do ta pozicionojë bukur Shqipërinë me ambicien e madhe të qeverisjes përmes digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale,” tha Rama.

Ky fokus nënvizon synimin e qeverisë për të kombinuar inovacionin teknologjik me politika të avancuara digjitale për të forcuar rolin e vendit në rajon dhe në procesin e integrimit europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...