20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Rama: “Ministrja jo-njeri ka rritur interesin global për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ambicia e Shqipërisë nuk duhet të ketë kufij, duke e lidhur rritjen e interesit ndërkombëtar ndaj vendit me emërimin e një ministre jo-njeri.

Sipas tij, ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen globale dhe ka ndikuar në ndërtimin e një imazhi të ri për Shqipërinë si vend inovativ dhe të hapur ndaj teknologjisë.

“Ne nuk duhet të vendosim limit në ambicien tonë. Tërheqja ndaj Shqipërisë është edhe më e madhe, madje është rritur ditët e fundit, sepse pavarësisht se çfarë thuhet këtu, gjithë bota merret me ministren tonë jo njeri. Kjo në thelb e bën vendin më tërheqës, si një vend që ka arritur të ketë një ministër jo njeri, ku ambicia është e madhe dhe hapja ndaj teknologjisë është e plotë,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se interesi për këtë fenomen ka shënuar rritje të ndjeshme, duke treguar se mediat ndërkombëtare i kanë kërkuar vazhdimisht intervista për këtë temë.

“Çdo 3-4-5 ditë kam kërkesa për intervista nga jashtë për të shpjeguar këtë fenomen. Është krijuar interes dhe kjo ka impaktin e vet në imazhin e vendit,” deklaroi kreu i qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...