35.8 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Sulme ajrore mesnatë në Ukrainë, 3 viktima e mbi 30 të plagosur – Moska godet, Kievi kundërpërgjigjet me dronë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se një sulm ajror i ushtrisë ruse gjatë natës ka lënë të paktën 3 viktima dhe mbi 30 të plagosur në disa rajone të vendit.

Sipas tij, Rusia ka shënjestruar infrastrukturën civile, duke e konsideruar këtë një përpjekje për të frikësuar popullsinë dhe dëmtuar kapacitetet jetike të Ukrainës.

BBC raporton se forcat ajrore ukrainase deklaruan se Moska ka lëshuar 619 dronë dhe raketa. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se janë përdorur “armë precize” për të goditur objektiva ushtarako-industriale.

Në anën tjetër të frontit, Rusia raportoi 4 viktima nga një sulm me dron i Ukrainës në rajonin Saratov, ku Kievi pretendon se ka goditur një rafineri të madhe nafte. Një tjetër rafineri raportohet se është dëmtuar edhe në rajonin fqinj të Samarës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...