12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Skandal në Meta: Foto të nxënëseve 13-vjeçare përdoren për reklama në “Threads”

Një skandal ka shpërthyer ndaj kompanisë Meta, pasi ka përdorur foto të nxënëseve të shkollës, vetëm 13 vjeç, për të reklamuar platformën e saj të re sociale Threads.

Sipas raportimit të The Guardian, një 37-vjeçar vuri re se reklamat që e shtynin të përdorte aplikacionin, përmbanin imazhe të vajzave me uniforma shkollore, ku dukeshin qartë fytyrat dhe në disa raste edhe emrat e tyre.

Prindërit reaguan të indinjuar, duke e cilësuar veprimin si “skandaloz” dhe “shqetësues”. Ata shpjeguan se fotot ishin marrë nga Instagram, ku ishin postuar nga vetë prindërit, të cilët nuk ishin në dijeni se kompania mund t’i përdorte ato.

Edhe pse llogaritë ishin private, postimet rezultonin të shpërndara automatikisht edhe në Threads, duke i bërë të aksesueshme.

Meta, e cila vlerësohet me 2 trilionë dollarë, u mbrojt duke deklaruar se imazhet nuk shkelin politikat e saj dhe se ato shërbejnë si “mjete rekomandimi” të ligjshme. Sipas kompanisë, fotot e përdorura janë të shpërndara publikisht dhe përputhen me standardet e komunitetit.

Megjithatë, fakti që imazhe të vajzave të mitura u përdorën për reklama, ka ngritur shqetësime serioze mbi etikën dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...