20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Norma bazë e interesit mbetet 2.5%” – Sejko: Turizmi do të mbajë rritjen ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se norma bazë e interesit do të mbetet 2.5 përqind, duke theksuar se vendimi u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Në një konferencë për mediat, Sejko foli edhe për zhvillimet ekonomike dhe sektorët që po ndikojnë në rritjen e vendit.

“Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm pritet të jetë deri në 3.5 përqind. Turizmi pritet të vijojë të japë kontribut pozitiv. Inflacioni pritet të kthehet në 3 përqind në vitin 2026,” tha guvernatori.

Ai shtoi se sektori i turizmit ka ndikuar në rritjen e ekonomisë, ndërsa disa sektorë industrialë kanë pësuar rënie, duke pasur efekt negativ. Megjithatë, sipas tij, rritja ekonomike mbetet e qëndrueshme.

“Rritja ekonomike për tremujorin e dytë ka qenë 3.5 përqind. Parashikojmë rritje në këto nivele edhe në fund të vitit. Po ashtu, rritja e pagave do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit,” theksoi Sejko.

Vendimi për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit synon të sigurojë stabilitet financiar dhe të mbështesë ecurinë e rritjes ekonomike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...