28.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

“16 ditë deri në votime” – Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Vetëvendosja e Kurtit përfshihet me mbështetje për koalicionin VLEN

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë edhe 16 ditë kohë për të bindur qytetarët para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, të cilat shihen si një provë gjenerale për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në vend.

Në garë janë mbi 20 subjekte politike, ndërsa në fushatë është përfshirë edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila ka dhënë hapur mbështetjen për koalicionin VLEN, që bashkëqeveris me VMRO-DPMNE të Hristian Mickoskit. Mbështetja u shpreh publikisht nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit në Kosovë, Hysen Durmishi, gjatë një tubimi elektoral të këtij koalicioni.

Ky hap nuk është i pari për Vetëvendosjen, e cila më herët ka tentuar të zgjerojë ndikimin edhe në Shqipëri me hapjen e një dege në Tiranë.

Në krahun tjetër, shqiptarët përfaqësohen nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit dhe aleatët e saj. Fushata e këtij blloku nisi dy ditë më parë, ku fjalimi i Ahmetit me simbole të forta si “shqiponjat” dhe “zagarët” shkaktoi komente dhe debat publik.

Sipas Kodit Zgjedhor, fushata do të zgjasë deri më 17 tetor, kur nis heshtja zgjedhore 24-orëshe, përpara rundit të parë më 19 tetor. Rundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.

Maqedonia e Veriut shkon kështu drejt zgjedhjeve të 8 lokale, që prej vitit 1996. Qeverisja lokale është e ndarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë, i cili ka 10 komuna të brendshme me kompetenca të përbashkëta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...