34.8 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

“O babë, më kanë qëlluar” – Babai i Andi Malokut përlotet në gjykatë dhe rrëfen bisedën e fundit me të birin

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, babai i Andi Malokut, i riut 23-vjeçar që u ekzekutua më 1 nëntor 2019, ka rrëfyer me lot momentet e fundit të jetës së të birit dhe komunikimin që pati me të pas plagosjes.

Genc Maloku ka treguar se ngjarjen e mësoi nga vetë i biri, i cili e telefonoi i plagosur dhe i tha: “Jam keq, o babë, më kanë qëlluar”. Sipas babait, Andi nuk kishte konflikte me askënd dhe nuk ishte objektiv i atentatit, pasi po shoqëronte prokurorin Arjan Ndojën dhe një person tjetër në automjet.

Ai ka theksuar se djali i tij kishte vetëm një muaj e pak që punonte si shofer jozyrtar i prokurorit, ishte i rregullt, nuk pinte duhan apo alkool dhe nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet të dyshimtë.

Gjatë seancës, Maloku ka apeluar për drejtësi dhe ka kërkuar llogari për humbjen e djalit të tij:
“Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?!”, është shprehur ai.

Ngjarja e 1 nëntorit 2019 ndodhi kur mjeti me të cilin udhëtonin Andi Maloku, prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet tjetër në ecje. Andi Maloku ishte i vetmi që humbi jetën pas plagëve të marra në shpatull dhe shtyllën kurrizore.

Seanca e sotme nuk ka munguar tensioni, me përplasje verbale mes babait dhe të pandehurit Plarent Dervishaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...