14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

PS ndez motorët për zgjedhjet e 9 nëntorit – Ogerta Manastirliu kandidate për Bashkinë e Tiranës

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit 2025, që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit: Tiranë, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot strukturat drejtuese të PS-së në Tiranë, në një takim që zgjati rreth 40 minuta, ku u bë ndarja e zonave dhe përcaktimi i detyrave për deputetët, ministrat dhe drejtuesit politikë që do të angazhohen në këtë fushatë.

Ndërkohë, PS ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Ish-ministrja e Shëndetësisë dhe më pas e Arsimit pritet të jetë në qendër të garës për kryeqytetin.

Ndarja e detyrave në Tiranë
• Fatmir Xhafaj – Njësia 10
• Blendi Klosi & Eduard Shalsi – rikthehen në Tiranë për fushatën
• Ulsi Manja – Njësia 7
• Xhemal Qefalia – zona e Dajtit
• Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj. 2
• Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
• Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj. 4
• Erion Braçe, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
• Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj. 6
• Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
• Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj. 9
• Albana Koçiu, Erion Malaj, Rakip Suli – Nj. 11
• Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë)
• Për zonat rurale: Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi

Ndërsa mbledhje të ngjashme për bashkitë e tjera do të zhvillohen javën e ardhshme, në kampin opozitar ende nuk ka zyrtarizim kandidaturash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...