17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Brunilda Mersini, kandidatja e parë grua e PS për Bashkinë e Vlorës: “Do të punoj për një qytet më të zhvilluar dhe bashkëkohor”

Asambleja e Partisë Socialiste u zhvillua mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku u prezantua zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidate për kryetare të Bashkisë së Vlorës.

Mbledhja u drejtua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Çuçi, në prani të deputetëve dhe strukturave lokale të PS-së.
Mersini u shpreh se është një privilegj i veçantë të jetë gruaja e parë që përfaqëson Partinë Socialiste në garën për drejtimin e Bashkisë së Vlorës.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se synimi kryesor do të jetë zhvillimi modern i qytetit, përmes bashkëpunimit me qytetarët dhe garantimit të transparencës në çdo vendimmarrje.

“Do të punoj me përkushtim për një qytet më të zhvilluar, më bashkëkohor dhe më afër qytetarëve”, – deklaroi Mersini.

Ndryshimet në drejtimin e bashkive vijnë pas një sërë dorëheqjesh dhe riorganizimesh në nivel vendor. Në Cërrik, Andis Hasalla është emëruar Ministër i Bujqësisë, ndërsa në Vlorë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas kritikave publike nga kryeministri Rama.
Në Tiranë, ndërkohë, Erion Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër të kreut të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...