27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

SPAK NGRE AKUZË PËR GRUP TË STRUKTURUAR KRIMINAL/Arben Ndoka dhe të afërmit e tij akuzohen për vrasjen së Durim Bamit

Tiranë – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur akuzë për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasje” në formën e grupit të strukturuar kriminal ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, dhe një grupi të afërmish dhe bashkëpunëtorësh të tij.

Burime nga SPAK bëjnë të ditur se akuzat lidhen me përpjekjet e shumta për të vrarë Durim Bamin, pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit. Sipas hetimeve, Arben Ndoka ka tentuar të identifikojë autorët e vrasjes dhe ka porositur dhe ndihmuar të kryejnë krimin e hakmarrjes.

Në listën e të akuzuarve përfshihen: dhëndri i ish-deputetit, Arian Tuku, nipi i tij Samuel Ndoka, si dhe Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj dhe Marklen Haka.

SPAK ka vendosur masën e sigurimit “arrest me burg” për personat e përfshirë në këtë çështje, duke theksuar rrezikshmërinë e grupit dhe përpjekjet konkrete për të realizuar një vrasje të planifikuar.

“Hetimet tregojnë se individët e përfshirë kanë siguruar kushtet dhe organizimin për të kryer vrasjen e Durim Bamit, në një akt hakmarrjeje pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit,” shprehen burimet nga organi i akuzës.

Hetimet e SPAK vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe rolet e secilit individ në grupin e strukturuar kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...