30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Vajza është hedhur nga dritarja, ata të dy nuk mundën të dilnin” – Tragjedi në Maliq, nënë dhe djali humbin jetën nga zjarri, vajza 6-vjeçare në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maliqin këtë të dielë, ku një banesë u përfshi nga tymi pas një zjarri të papritur, duke marrë jetën e një nëne dhe të djalit të saj adoleshent. Viktimat janë 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinja e familjes, Benereta Pashollari, rrëfen për mediat momentet tragjike dhe rrethanat e ngjarjes. Sipas saj, zjarri ka nisur nga një sfungjer i dyshekut, duke përhapur tym të dendur në të gjithë shtëpinë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, nëna dhe djali nuk arritën të dilnin në kohë dhe humbën jetën si pasojë e asfiksisë.

Pashollari tregon se familja përballej me vështirësi ekonomike dhe se fëmijët kishin nevoja të veçanta shëndetësore:

“Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim ‘laji, shpëlaji’. E ndihmonim, çdo gjë i çonim.”

Momente dramatike të shpëtimit i përshkruan vetë fqinja:

“Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë, kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht pasi e thirra në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi thirrjet dhe vajza i binte derës me shkelma. Dëgjoi fqinja, doli dhe fqinja tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.”

Autoritetet vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga kjo ngjarje tragjike që ka lënë një familje në hije dhe një fëmijë të plagosur rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...