30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Fëmijët ishin me autizëm, mamaja ishte mirë” – Zjarri në Maliq merr jetën e nënës dhe djalit, vajza 6-vjeçare në gjendje kritike

Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit, ku një banesë u përfshi nga zjarri, duke marrë jetën e një nëne dhe djalit të saj adoleshent nga familja Azisllari. Viktimat janë Merjeme Azizllari, 40 vjeç, dhe djali i saj Luka, 14 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e asfiksisë. Vajza e mitur, 6-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru brenda banesës.

Një nga komshinjtë e familjes, Sefer Shkëmbi, tregon për gjendjen e vështirë ekonomike të familjes dhe sfidat me të cilat përballeshin:

“Unë jam komshi këtu, fëmijët ishin me autizëm, ndërsa mamaja ishte mirë. Nuk punonte, ishte shtëpiake. Vetëm burri punonte. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Janë dy vëllezër që jetojnë ngjitur, këta sikur ishin më ndryshe nga ekonomia. Nuk e di si ndodhi ngjarja, unë madje sa e dëgjova, nuk e dija që ishte në lagjen time sa e mora vesh dola.”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga humbja tragjike e dy jetëve dhe gjendja kritike e vajzës së mitur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...