35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Veprim të fuqishëm kundër caqeve terroriste” – Netanyahu urdhëron sulme në Gazë pas shkeljes së armëpushimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka udhëzuar forcat e sigurisë të ndërmarrin “veprim të fuqishëm” ndaj caqeve të militantëve në Gazë, duke akuzuar Hamasin për shkelje të armëpushimit. Zyra e Netanyahut deklaroi:

“Pas shkeljes së armëpushimit nga Hamasi, kryeministri Netanyahu ka mbajtur konsultime me ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë të sigurisë dhe i ka udhëzuar që të ndërmarrin veprim të fuqishëm kundër caqeve terroriste në Rripin e Gazës.”

Megjithatë, krahushtarak i Hamasit mohoi çdo shkelje dhe tha se grupi po i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit, duke u shprehur se nuk ka njohuri për ndonjë konflikt në Rafah, ku ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore.

Mediat izraelite raportuan se forcat ajrore kanë kryer sulme në Rafah, në jug të Gazës, ndërsa ushtria izraelite tha se disa “terroristë” hapën zjarr ndaj trupave të saj në Rafah dhe më pas sulmoi një grup tjetër në Han Junis.

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit, ndërsa pikëkalimi në Rafah mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm. Një tjetër çështje e tensionuar është kthimi i trupave të pengjeve të vdekur: Hamasi ka dorëzuar mbetjet mortore të 12 pengjeve, ndërsa ka liruar të gjitha 20 pengjet e gjalla, por Izraeli kërkon dorëzimin e trupave të 28 pengjeve.

Sulmet vijnë pas paralajmërimeve të SHBA-së për raporte të besueshme që Hamasi po planifikon një sulm ndaj civilëve palestinez, gjë që do të përbënte shkelje të armëpushimit, megjithëse Hamasi e mohon këtë pretendim.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon ruajtjen e armëpushimit dhe shmangien e përshkallëzimit të konflikteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...