27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Florjan Binaj: “Aleanca opozitare është kyç për fitoren e Tiranës”

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, mbajti sot konferencën e tij të parë për mediat, pas një takimi me koordinatorët e partive opozitare, duke shprehur optimizëm për fitoren dhe rëndësinë e bashkëpunimit të krijuar.

Binaj theksoi se, edhe pse nuk do të shfaqet publikisht pranë liderëve opozitarë, ai nuk përjashton takimet me ta gjatë fushatës.

“Ky është takimi i parë i një serie që na pret në ditët në vijim. Falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës, i bëj thirrje qytetarëve të bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim tregon shumë për atë që pritet të ndodh,” u shpreh kandidati.

Ai shtoi se po punon me një ekip jopartiak për të përgatitur programin për të gjithë qytetarët, duke theksuar se në terren do të jetë pa kryetarët e partive, por i gatshëm të takojë çdo lider opozitar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Fotot e Ergys Agasit nga makina e Policisë bëhen virale, AMP nis hetim administrativ:...

0
Pas arrestimit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë...

“Shumë siguri dhe qetësi për prindërit”, Lamallari prezanton kamerat me AI në shkolla

0
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar ditën e sotme gjimnazin “Qemal Stafa”, një prej institucioneve arsimore ku ka nisur zbatimi i...

Sulm kibernetik në 3 aeroporte britanike, ekspozohen të dhënat e 8.7 milionë pasagjerëve

0
Një sulm kibernetik ka goditur tre aeroporte kryesore në Britaninë e Madhe, duke ekspozuar të dhënat personale të rreth 8.7 milionë pasagjerëve. Sulmi ka prekur...

“Oriz” nga Pakistani, por brenda fshihej Crystal Meth! Sekuestrohen 1.5 tonë metamfetaminë në portin...

0
Një operacion i përbashkët i policisë dhe doganës në portin e Hamburgut ka çuar në sekuestrimin e rreth 1.5 tonë metamfetaminë, në një prej...

Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 2 të vdekur! Arrestohet 19-vjeçari, njëri...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë private në Gosen-Neu Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një...