26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Juridikisht mund të shpallet i vdekur, por faktikisht shteti s’ka përgjigje” – Ervin Karamuço për kërkesën e familjes Martinaj

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimin e fundit në lidhje me kërkesën e babait të Ervis Martinajt për shpalljen e tij zyrtarisht si të vdekur.

Në një intervistë për mediat, Karamuço theksoi se procedura ligjore fillimisht e trajton personin si të zhdukur, dhe vetëm në rast se gjendet trupi ose prova biologjike — si ADN — mund të shpallet zyrtarisht i vdekur.

“Kjo nuk do të thotë që personi ka vdekur në mënyrë kategorike. Ka pasur raste kur njerëz janë gjetur edhe pas 20 vitesh. Juridikisht mund të shpallet i vdekur, por faktikisht shteti nuk ka dhënë asnjë përgjigje,” – u shpreh Karamuço.

Eksperti sqaroi se deri më sot nuk është gjetur asnjë provë konkrete, as gjurmë, as ADN, dhe asnjë element që të çojë drejt një autori të mundshëm.

“Janë bërë kërkime kudo, por pa rezultat. Deri më tani kemi vetëm gojëdhëna dhe legjenda për atë se kush mund ta ketë vrarë apo pse. Asgjë nuk është e provuar me fakte,” – shtoi ai.

Karamuço e mbylli komentin duke theksuar se çështja Martinaj mbetet ende e paqartë, dhe se çdo vendim ligjor për shpalljen e tij të vdekur nuk përbën provë faktike, por një akt formal në mungesë të trupit ose provave materiale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Melinda Ademi pyetet për dasmën me Granit Muhaxherin: “Nuk dua të tregoj, nuk është...

0
Këngëtarja Melinda Ademi, e cila është e fejuar me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri, është pyetur së fundmi për planet e çiftit sa i...

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë, shqiptari ishte arratisur 4 herë nga burgjet në...

0
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur...

E kishte denoncuar për kërcënim në 2022, detaje tronditëse nga vrasja e 44-vjeçares në...

0
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Rodopi të Greqisë, ku 53-vjeçari Bujar Meço, me origjinë nga...

Zjarret në Shqipëri, 18 vatra në 24 orët e fundit: 5 aktive dhe 6...

0
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke raportuar 18 vatra zjarri, prej të cilave 5 vijojnë të jenë aktive, 6...

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...