34.5 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

“Ka ardhur koha për një shqiptar në Kongresin Amerikan” — Robert Lulgjuraj shpall kandidaturën në Michigan

Një tjetër emër me origjinë shqiptare po ngjitet në skenën politike amerikane. Robert Lulgjuraj, prokuror shqiptaro-amerikan dhe anëtar i Partisë Republikane, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, duke synuar të përfaqësojë Distriktin e 10-të të Michiganit në zgjedhjet e vitit 2026.

Ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA, që gjithnjë e më shumë po bën hapa të rëndësishëm në jetën publike amerikane. Lulgjuraj, i lindur në Sterling Heights, është krenar për rrënjët e tij nga trevat shqiptare në Mal të Zi dhe për kontributin që shqiptarët kanë dhënë ndër vite në Amerikë.

“Shqiptarët në Amerikë meritojnë zërin e tyre në Kongres,” – ka deklaruar ai.

Lulgjuraj ka përfunduar studimet në Holy Cross College dhe më pas në University of Detroit Mercy School of Law, ndërsa aktualisht shërben si prokuror në Macomb County, ku njihet për përkushtimin ndaj drejtësisë dhe rendit.

Në platformën e tij politike, ai thekson rëndësinë e sigurisë kufitare, forcimit të ekonomisë, mbështetjes për prodhimin vendas dhe mbrojtjes së vlerave tradicionale familjare.

Urimet për kandidaturën e tij kanë ardhur edhe nga Tirana. Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, ka përshëndetur Lulgjurajn duke cituar fjalët e Skënderbeut:

“Historia e shqiptarëve të Amerikës po ecën drejt një momenti historik. Shqiptarët duhet të ndjekin këshillën e Skënderbeut: bashkimi bën fuqinë. Ka ardhur koha për një shqiptar në Capitol Hill, krah për krah me presidentin Trump.”

Me këtë hap, Robert Lulgjuraj synon të bëhet zëri i shqiptarëve dhe qytetarëve amerikanë që ndihen të harruar nga politika, duke përfaqësuar me krenari komunitetin shqiptar në zemrën e demokracisë amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...