19.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

“U zhduk në vilën e Avdylajve?” — Zbulime të reja tronditëse për fatin e Ervis Martinajt

Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur dritë mbi detaje të reja rreth zhdukjes misterioze të ish-“mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, duke pohuar se policia ka kërkuar gjurmë ADN-je në vilën e familjes Avdylaj, pasi dyshohej se aty mund të ishte zhdukur.

Sipas Dervishit, emri i Aldo Avdylajt doli në skenë pas një serie informacionësh operative që çuan hetuesit drejt familjes së njohur nga Shijaku.

“Policia shkoi në vilën e Avdylajve me vonesë, 1 deri në 3 javë pas zhdukjes. Dyshimi ishte se aty mund të ishte kapur dhe zhdukur Martinaj. Skenari që përmendet është se e mashtruan me një telefonatë, duke i thënë se kishin kapur një kundërshtar të tij. Ai shkoi aty, por nuk doli më,” – deklaroi Dervishi.

Gazetari shtoi se policia shkencore ka kontrolluar çdo centimetër të ambientit, duke kërkuar gjurmë biologjike — qime, njolla gjaku apo ADN — që mund të ndihmonin në zbardhjen e rastit.

“Informacioni ishte se Martinaj është thirrur aty. Familja e di se ai është futur në grackë,” – theksoi ai.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se një personazh i njohur i botës së krimit, që dyshohet se ka dijeni të plotë për fatin e Martinajt, ka kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë në këmbim të dhënies së informacioneve, por SPAK nuk e ka pranuar kërkesën.

Një nga emrat e përmendur në arrestimet e fundit është pikërisht Aldo Avdylaj, por ende nuk dihet nëse ai është personi që ka kërkuar statusin apo nëse ka lidhje direkte me zhdukjen e Ervis Martinajt — një mister që prej gushtit 2022 vazhdon të mbetet pa përgjigje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...