33.7 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Florjan Binaj përgjigjet Ramës: ‘Aktori më i madh në Shqipëri është ai që merr 140 milionë euro qytetarëve

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, iu përgjigj sulmeve të kryeministrit Edi Rama gjatë podkastit të tij të fundit, ku Rama e cilësoi Binajn “aktor humori gjoja i pavarur”.

Përmes një postimi në Facebook, Binaj u shpreh se kryeministri është “aktori më i madh në Shqipëri”, duke shtuar se qytetarët po paguajnë 140 milionë euro për projektet e tij, pa përfitime konkrete:

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjiator”, shkroi Binaj.

Nga ana tjetër, gjatë podkastit, Rama ironizoi përzgjedhjen e opozitës për kryebashkiakun e kryeqytetit, duke e quajtur Binajn aktor që “për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë”, madje edhe Kongresin e PS-së.

Rama theksoi se qytetarët që do të votojnë Partinë Socialiste do të zgjedhin “drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur për kryeqytetin”, duke e paraqitur kandidaturën e Binajt si një përpjekje për të qeshur dhe jo për të qeverisur.

Kjo shkëmbim akuzash risjell në vëmendje tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës, teksa zgjedhjet lokale të Tiranës po afrojnë dhe fushata intensifikohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...