Autoritetet italiane kanë ekzekutuar një operacion të suksesshëm, duke arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se dy vite më parë kishin rrëmbyer dhe grabitur një shume prej 64,000 eurosh një çift italian në shtëpinë e tyre në Macerata, Campania.
Operacioni u zhvillua mëngjesin e së shtunës, më 25 tetor, në komunat Caserta dhe Paretes, ku efektivët e Kompanisë së Karabinierëve të Santa Maria zbatuan një urdhër për masën paraprake të paraburgimit, të lëshuar nga gjykata me kërkesë të Prokurorisë.
Sipas hetimeve, viktimat u kërcënuan dhe u detyruan të dorëzonin paratë dhe bizhuteritë prej ari, me një vlerë totale prej rreth 64,000 eurosh. Autoritetet policore shtuan se sulmi dyshohet të ketë lidhje edhe me motive konkurrencë, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Policia njoftoi se ky arrest vjen pas dy vitesh hetime intensive, që përfshinin mbledhjen e deklaratave të viktimave dhe hetime teknike, të cilat çuan në identifikimin e dy shqiptarëve të dyshuar. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse të arrestuarit janë të përfshirë edhe në krime të tjera të ngjashme.






