33.7 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Igumenicë: 50-vjeçari shqiptar shpëtohet nga mbytja, zbulohet 136 kg kanabis në skaf

Një operacion i Rojës Bregdetare Greke pranë ishullit “Prasoudi” të Igumenicës përfundoi me sukses, duke shpëtuar jetën e një 50-vjeçari shqiptar, i cili rrezikonte të mbytej pasi skafi i tij po fundoshej.

Por pas shpëtimit, autoritetet bënë një zbulim të papritur: brenda mjetit gjysmë të fundosur u gjetën 135.88 kilogramë kanabis të papërpunuar. Me ndihmën e një zhytësi privat, nga skafi u nxorën pesë pako plastike që përmbanin 79.75 kg, ndërsa në zonën detare të “Votës” në Sagiada u gjetën gjashtë pako shtesë, me peshë 56.13 kg. Vlera e drogës së sekuestruar arrin rreth 400 mijë euro.

50-vjeçari shqiptar u arrestua nga Autoriteti Qendror Portual i Igumenicës, i cili po kryen hetimet paraprake. Ai akuzohet për trafik droge dhe hyrje të paligjshme në territorin grek, pasi nuk dispononte dokumente të vlefshme udhëtimi.

Përveç drogës, u sekuestruan edhe skafi prej poliesteri, që shërbente si mjet transporti, dhe një telefon celular, që do t’i nënshtrohet ekspertizës. Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën, destinacionin e drogës dhe mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë trafik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...