22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje për TikTok: versioni amerikan kalon te pronarët e rinj

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, konfirmoi të dielën se është finalizuar marrëveshja për transferimin e versionit amerikan të TikTok te pronarët e rinj, pas muajsh negociatash intensive mes Uashingtonit dhe Pekinit.

“Arritëm një marrëveshje përfundimtare për TikTok,” deklaroi Bessent në emisionin Face the Nation të CBS News, duke shtuar se marrëveshja është arritur në Madrid dhe pritet të zyrtarizohet të enjten në Korenë e Jugut, gjatë takimit mes Donald Trump dhe Xi Jinping.

Sipas Bessent, marrëveshja është pjesë e një kuadri më të gjerë ekonomik që mund të hapë rrugën për një marrëveshje të re tregtare mes dy superfuqive. Ai nuk dha detaje mbi përmbajtjen e saj, por theksoi se ka qenë i përfshirë në bindjen e palës kineze për të pranuar miratimin e transferimit.

“Detyra ime ishte të bindja kinezët të pranonin miratimin e transaksionit, dhe besoj se e arritëm me sukses këtë gjatë dy ditëve të fundit,” tha ai.

Marrëveshja, e cila vlerësohet në rreth 14 miliardë dollarë, do të vendosë shumicën e aksioneve — rreth 65% — në duart e investitorëve amerikanë dhe ndërkombëtarë, ndërsa kompania kineze ByteDance dhe investitorët e saj do të mbajnë më pak se 20% të pronësisë.

Në kuadër të urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga Trump më 25 shtator, kontrolli mbi algoritmin e TikTok do të kalojë nën mbikëqyrjen e pronarëve të rinj, të cilët do të kenë gjashtë nga shtatë vendet në bordin drejtues.

Mes emrave të përmendur si investitorë të rinj figurojnë Rupert Murdoch dhe Larry Ellison, ndërsa ish-producenti i mediave sociale të Trump, Jack Advent, ka propozuar që Barron Trump, djali 19-vjeçar i ish-presidentit, të jetë anëtar i mundshëm i bordit.

Trump, i cili ndodhet aktualisht në Malajzi për një samit të ASEAN-it, pritet të takohet ballë për ballë me Xi Jinping të enjten. Takimi do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi blerjet bujqësore kineze, bilancin tregtar dhe krizën e fentanilit, çështje që kanë qenë në qendër të tensioneve tregtare mes dy vendeve.

Nëse marrëveshja për TikTok zyrtarizohet këtë javë, ajo do të shënojë fundin e një beteje të gjatë politike dhe ligjore mbi kontrollin e aplikacionit që përdoret nga më shumë se 170 milionë amerikanë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet teknologjike SHBA–Kinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...