27.9 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Berisha sulmon Dumanin në Kuvend: “Është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë”

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend, ku kreu i SPAK-ut Altin Dumani raportoi për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024, u shoqërua me debate të ashpra politike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër Dumanin, duke e cilësuar “avokatin e vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë”.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se Dumani po mbron aferat korruptive të qeverisë, përfshirë çështjen e inceneratorëve dhe marrëveshjen e qeverisë me kompaninë CEZ, të cilat, sipas tij, i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 1 miliard euro humbje.

“Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, harroni se qytetarët shqiptarë kanë humbur 630 milionë euro vetëm nga pazari me CEZ-in. Këto i mbulon Dumani dhe ‘dumanërit’. Qytetari shqiptar pagoi 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam, as nishan, dhe ai thotë se hetimi është ende paraprak,” — u shpreh Berisha.

Sipas kreut të opozitës, SPAK nuk ka vepruar me të njëjtin standard ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë në dosjet korruptive. Ai përmendi rastin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili, sipas Berishës, u dënua “vetëm për disa pllaka banjoje”, ndërsa personat e vërtetë përgjegjës për aferën e djegësve “vazhdojnë të mbeten të paprekur”.

“Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto para, por ai është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi. Janë 1 miliard euro që mund të kishin dyfishuar rrogat e qytetarëve shqiptarë,” — tha Berisha.

Raportimi i Dumanit në Kuvend u zhvillua në kuadër të seancës maratonë kushtuar institucioneve të drejtësisë, ku dhanë llogari edhe Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe drejtuesit e KLGJ-së e KLP-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...