27.9 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Arben Ahmetaj sfidon Dumanin: “Të bëhet vetë bashkëpunëtor i drejtësisë kur të akuzohet për shpërdorim detyre”

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar për qëndrim selektiv në hetimet për aferën e inceneratorëve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj deklaroi se nuk ka asnjë firmë apo përgjegjësi ligjore në dosjen e inceneratorëve dhe kërkoi që Dumani të japë vetë llogari për veprimet e tij si drejtues i institucionit.

“Unë s’kam asnjë firmë te inceneratorët. Pse nuk merret ky me McGonigal? Thonë ‘jemi duke hetuar’… Pse, shqiptarët janë budallenj? Unë i sugjeroj Dumanit që të bëhet vetë bashkëpunëtor i drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre,” — u shpreh Ahmetaj.

Ish-zëvendëskryeministri akuzoi SPAK-un për mungesë transparence dhe për shmangie të hetimeve ndaj ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, një çështje që, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me qeverinë aktuale.

Deklaratat e Ahmetajt vijnë pas raportimit të Dumanit në Kuvend për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, ku ai theksoi se hetimet për aferën e inceneratorëve janë ende në fazë paraprake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...