20.6 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Behgjet Pacolli merret në pyetje në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e aeroportit të Vlorës — në hetim për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

Biznesmeni i njohur kosovar Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku ka qëndruar për afro tre orë për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet që lidhen me projektin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Pacolli u thirr nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri i policisë gjyqësore Andri Dervishi, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes dhe konfliktin mes ortakëve të kompanisë koncesionare që po zhvillon projektin.

Në një deklaratë pas daljes nga prokuroria, Pacolli tha:

“Isha për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që kemi parashtruar. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur. Vëllai im ka bërë kallëzim ndaj personave dhe unë isha praktikisht si person i informuar për të dhënë deklarata. Qeveria nuk ka të bëjë këtu. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria. Unë besoj në drejtësi dhe do të veproj siç vendos drejtësia.”

Hetimi lidhet me përplasjen e ashpër mes Pacollit dhe ortakut të tij Valdon Ademi, aksioner i kompanisë “2A Group”, e cila pretendon se zotëron 47% të aksioneve të aeroportit, ndonëse në dokumentet zyrtare figuron vetëm me 2%.

Sipas dosjes, pas largimit të grupit turk YDA nga projekti, 40% e aksioneve iu shitën kompanisë Mabco Constructions S.A., në pronësi të Pacollit, për shumën simbolike 4200 euro. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një kontratë noteriale për ndarjen e aksioneve 53%–47%, e cila nuk është regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Kjo ka sjellë mosmarrëveshje ligjore, akuza për mashtrim dhe falsifikim, si dhe pezullimin e çdo vendimmarrjeje në Asamblenë e Ortakëve të kompanisë “Vlora International Airport (VIA)” me vendim të Gjykatës së Tiranës më 20 tetor 2025.

Gjykata ka pezulluar gjithashtu edhe të drejtën e votës të kompanisë “Mabco Constructions S.A.”, deri në verifikimin e plotë të pronësisë së 49% të kuotave të transferuara në prill 2025.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për çështjen, e regjistruar ndaj Behgjet Pacollit, vëllait të tij Emin Pacolli dhe Nelson Çelës, administrator i kompanisë mëmë “Mabco Construction S.A.” në Zvicër.

Të tre janë nën hetim për “mashtrim me pasoja të rënda”, “mashtrim kompjuterik” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Pas marrjes në pyetje, Nelson Çela ka dhënë dorëheqjen nga posti i administratorit të kompanisë.

Ky hetim pritet të ndriçojë strukturën reale të pronësisë dhe transaksioneve të kryera për aeroportin e Vlorës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...