13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Marshim për jetën” në Vlorë: Qindra qytetarë nderojnë kujtimin e 17-vjeçarit Leandro Shametaj

Ashtu siç ishte paralajmëruar në rrjetet sociale, me qindra qytetarë të Vlorës kanë zbritur sot në rrugë për të nderuar kujtimin e Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht tre ditë më parë në një aksident rrugor.

Nxënës të gjimnazit “Ali Demi”, ku mësonte i riu, bashkë me qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të institucioneve, kanë marshuar në heshtje nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës deri pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Marshimit i është bashkuar edhe prefektja e qarkut, Evis Allushi, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe për më shumë kujdes, ndërgjegjësim dhe siguri rrugore.

Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë opinionin publik. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:15, kur një automjet tip Porsche, që drejtohej nga një 32-vjeçar në gjendje të dehur, përplasi motorin me të cilin po lëvizte Leandro në bulevardin “Ismail Qemali”. Adoleshenti po kthehej në shtëpi pas turnit të punës si kamarier.

Shoferi, H. B., është arrestuar dhe po hetohet për “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar dënim të rreptë për autorin dhe masa urgjente për rritjen e sigurisë rrugore, veçanërisht në zonat urbane ku lëvizja është e dendur.

Marshimi simbolik në Vlorë ishte një thirrje për reflektim të përbashkët ndaj përgjegjësisë në rrugë dhe respektit për jetën — në kujtim të një të riu që humbi rrugëtimin drejt së ardhmes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...