17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

A është e shëndetshme të hash banane në mëngjes? Ja çfarë thonë ekspertët

Nga të gjitha vaktet e ditës, mëngjesi mbetet më i rëndësishmi. Siç thonë ekspertët, “mëngjesin duhet ta hamë si mbretër”, duke marrë ushqyesit që i japin trupit energjinë e nevojshme për gjithë ditën.

Megjithatë, në stilin e shpejtë të jetesës moderne, shumë njerëz e anashkalojnë mëngjesin dhe mjaftohen me një banane. Edhe pse ky frut është i pasur me vlera ushqyese, ekspertët kanë disa paralajmërime për mënyrën se si konsumohet.

Pse banania është e mirë për trupin
Banania është një frut që i vjen në ndihmë zemrës, tretjes dhe sistemit nervor. Ajo ndihmon në:
• Rregullimin e tensionit të gjakut,
• Luftimin e depresionit dhe lodhjes,
• Përmirësimin e tretjes dhe lehtësimin e konstipacionit,
• Rritjen e prodhimit të hemoglobinës, falë përmbajtjes së hekurit.

Gjithashtu, banania është e pasur me kalium, magnez, fibër dhe vitaminë B6, elemente që e bëjnë atë një burim të shkëlqyer energjie.

Por a duhet ngrënë me stomak bosh?
Këtu ekspertët ndahen në dy qëndrime. Disa mendojnë se banania mund të konsumohet çdo mëngjes për energji të shpejtë, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se ngrënia e saj me stomak bosh mund të shkaktojë:
• Rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak, e ndjekur nga rënie e energjisë;
• Ndjenjë plogështie ose përgjumjeje;
• Probleme me aciditetin dhe zorrët;
• Çrregullim të balancës mes kalciumit dhe magnezit në gjak.

Si ta konsumoni në mënyrë të shëndetshme
Ekspertët britanikë sugjerojnë që banania të konsumohet pas mëngjesit, ose në kombinim me ushqime të tjera për ta balancuar më mirë.

Disa mënyra të shëndetshme për ta përfshirë në mëngjes janë:
• Tërshërë me qumësht dhe banane;
• Kos me banane, fruta pylli dhe drithëra;
• Smoothie me banane, mjaltë dhe pak kanellë.

Në këtë mënyrë, përfitoni vlerat e saj ushqyese pa shqetësuar stomakun dhe pa ndier lodhje gjatë ditës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...