34.5 C
Tiranë
Monday, August 3, 2026

Torino barazon ndaj Pisës, Ismajli: “Reaguam si skuadër, tani mendojmë për derbin me Juventusin”

Torino ndau pikët me Pisën pas një ndeshjeje të luftuar që përfundoi 2-2, në kuadër të Serie A. Një nga protagonistët e sfidës, mbrojtësi shqiptar Ardjan Ismajli, foli pas përfundimit të takimit, duke analizuar paraqitjen e skuadrës.

“Pjesa e parë ishte argëtuese për tifozët, por jo për ne,” – u shpreh Ismajli. “Luajtëm keq për rreth 30 minuta dhe pësuam dy gola që mund t’i kishim shmangur. Gjithsesi, ishte e rëndësishme të reagonim dhe e bëmë – arritëm të barazonim dhe në fund e kishim ndeshjen në kontroll. Serie A nuk është e lehtë, por tani duhet të shmangim gabimet.”

Duke komentuar golin e parë të pësuar, ai mori përgjegjësinë personale:
“Pësuam shumë kundërsulme dhe unë vetë bëra një gabim që çoi në gol. Falënderoj tifozët që na mbështetën edhe kur ishim në disavantazh 0-2. Reaguam si skuadër dhe tani shikojmë përpara.”

Në fokusin e Torinos tashmë është derbi i qytetit ndaj Juventusit, që do të zhvillohet të shtunën. Për Ismajlin, kjo përballje do të ketë një shije të veçantë.
“Për mua është derbi i parë,” – tha mbrojtësi kuqezi. “Do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë. E dimë çfarë do të thotë ky takim për tifozët, dhe jemi gati të japim gjithçka. Ata do të na mbështesin fuqishëm, dhe shpresojmë t’u dhurojmë një rezultat pozitiv.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...