22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Tragjedi në Uells, foshnja humb jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe të dielën pasdite (2 nëntor), në fshatin Rogit, në juglindje të Uellsit.

Sipas “Daily Mail”, foshnja ndodhej në shtëpinë e një të afërmi së bashku me prindërit, kur u sulmua në mënyrë të papritur nga qeni i familjes. Vogëlushi u gjet i plagosur rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, u shpall i vdekur në vendngjarje menjëherë pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës.

Hetimet paraprake dyshojnë se qeni mund të jetë trembur nga fishekzjarrët në zonë, duke reaguar agresivisht ndaj foshnjës. Forcat policore sekuestruan kafshën dhe po verifikojnë nëse ajo i përket një race të ndaluar në Uells.

Autoritetet britanike konfirmuan të hënën pasdite (3 nëntor) se qeni është eutanizuar, ndërsa hetimet për ngjarjen tragjike vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...