11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Lezhë, arrestohet 17-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe përplasje me makinë

Në Lezhë është arrestuar një 17-vjeçar, i shpallur në kërkim prej disa muajsh, u arrestua këtë të shtunë për akuzën e tentativës për vrasje dhe drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt. Incidenti ndodhi më 11 prill 2025 dhe përfshiu gjashtë persona, ku i riu përdori sende të forta dhe më pas përplasi qëllimisht me makinë shtetasin 34-vjeçar F. Gj.

Policia e Lezhës njoftoi se arrestimi i 17-vjeçarit u realizua si rezultat i kontrolleve dhe punës intensive të inteligjencës informative, të cilat kishin si qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë personave të përfshirë në konfliktin e dhunshëm.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M., 17 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe ‘Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi dhe përdori makinën për të përplasur qëllimisht viktimën e tij.

Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e të gjithë shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim për këtë rast, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...