20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Blendi Çuçi justifikon pjesëmarrjen e ulët në Vlorë: “Kur nuk ka kundërshtar të fortë, stadiumi mbetet bosh”

Vlorë – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Blendi Çuçi, komentoi sot pas shpalljes së fitores së Brunilda Mersinit për Bashkinë Vlorë mbi pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje.

Në një deklaratë krah Mersinit, Çuçi tha se përqindja e pjesëmarrjes nuk përbën mesazh për PS-në, pasi shumica e votuesve që dolën për të votuar ishin socialistë. Ai shtoi se pjesëmarrja varet nga shumë faktorë, dhe një prej tyre është mungesa e një kundërshtari të fortë.

“Është si në futboll: kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh. Kjo u vu re edhe në bashkitë e tjera. Gara në të gjitha bashkitë kishte ulje të pjesëmarrësve. Kjo nuk më shqetëson,” tha Çuçi, duke theksuar gjithashtu lumturinë e tij për faktin që për herë të parë një grua do të drejtojë Bashkinë e Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...