28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Berisha: “Në Shqipëri është instaluar një regjim, vota e qytetarëve është e pavlerë”

Berisha: “Në Shqipëri është instaluar një regjim, vota e qytetarëve është e pavlerë”

Pas një mbledhjeje me krerët e degëve të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet nën kontrollin e një regjimi që shkel procesin demokratik dhe përdor potencialet e shtetit për të grabitur votën e qytetarëve.

Lidhje me grupe kriminale dhe aleatë të qeverisë, që sipas tij pengojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës.

Ai theksoi se ky regjim ka si qëllim të qëndrojë në pushtet në mënyrë të pandalshme dhe të programuar, duke bërë votën e qytetarëve të pavlerë dhe duke përdorur çdo mjet për të ruajtur kontrollin.

“Jemi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimi masiv i votës së lirë të shqiptarëve, përdorimi i potencialeve të shtetit për të grabitur votën, si dhe aleatët e qeverisë dhe bandat kriminale që pengojnë qytetarët të votojnë lirshëm. Në mënyrë të programuar, çdo kusht dhe çmim përdoret për të qëndruar në pushtet, dhe vota e shqiptarëve është e pavlerë për të,” deklaroi Berisha.

Ky qëndrim tregon ofensivën e PD-së kundër qeverisë dhe përpjekjen për të denoncuar siç e quan Berisha, dhunimin e procesit zgjedhor dhe kontrollin e pushtetit nga mazhoranca aktuale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...