28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Rrethanat na ndanë, jo dashuria” – Parashqevi Simaku rrëfen dhimbjen për djalin Luke

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka ndarë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale për djalin e saj, Luke, të cilin nuk e ka parë prej 11 muajsh. Ajo thekson se ndarja e tyre ka ardhur për shkak të rrethanave, dhe jo për mungesën e dashurisë.

Simaku shprehet se gjatë bisedave telefonike, djali i saj ka qenë i ftohtë, por ajo nuk e gjykon dhe vazhdon ta dojë në heshtje, duke e konsideruar çdo fjalë të tij me peshën e botës.

Në dedikimin e saj të ndjerë, Simaku shkruan:

“Rrethanat na ndanë, jo dashuria… edhe ato tre herë që kemi folur në telefon, fjala jote ishte e ftohtë, si e drejtuar ndaj një të huaji, jo ndaj nënës. Edhe kështu, çdo fjalë e jotja kishte peshën e botës.”

Ajo kujton momentet kur Luke e ka përqafuar dhe ndjen se çdo vuajtje bëhet më e lehtë kur ai është pranë. Parashqevi Simaku përfundon me një mesazh të fuqishëm për të birin:

“Mos harro, biri im, një ditë edhe ti do të bëhesh prind. Atëherë do ta kuptosh se çfarë ndjen një nënë dhe sa shumë do të kalonte oqeane dhe vite vetëm që fëmija i saj të ishte i lumtur.”

Postimi i saj ka prekur zemrat e fansave dhe komunitetit, duke shfaqur dashurinë e pakushtëzuar të një nëne pavarësisht largësisë dhe kohës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...