28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Grabitje spektakolare në zemër të Romës, Louis Vuitton bëhet shënjestër e bandës së maskuar

Një grabitje e mirëorganizuar ka tronditur qendrën e Romës në orët e para të së hënës, më 17 nëntor, ku dyqani luksoz Louis Vuitton u godit me makinë nga një bandë prej tre personash të maskuar. Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin mes Via Mario dei Fiori dhe Via Condotti, një prej zonave më të frekuentuara dhe prestigjioze të kryeqytetit italian.

Sipas agjencisë ANSA, autorët mbërritën me një automjet dhe e përplasën qëllimisht në fasadën prej xhami të dyqanit, duke e thyer atë dhe duke krijuar një hapje të mjaftueshme për të depërtuar brenda. Dëmet në strukturë u raportuan të konsiderueshme.

Pasi hynë në ambient, grabitësit morën rreth 80 artikuj, kryesisht çanta dhe aksesorë të markës së njohur. Sipas La Repubblica, vlera e sendeve të vjedhura pritet të arrijë në qindra mijëra euro, por shifra zyrtare ende nuk është konfirmuar.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së dyqanit dhe bizneseve përreth, ndërsa po heton për të identifikuar autorët dhe për të gjurmuar itinerarin e arratisjes së tyre. Ende nuk dihet nëse automjeti i përdorur ishte i vjedhur apo pjesë e planit të bandës.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje valën e grabitjeve të synuara ndaj dyqaneve të luksit në kryeqytetin italian, ndërsa hetimet vijojnë me intensitet të lartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...