3.5 C
Tiranë
Friday, December 12, 2025
spot_img

Edi rikthehet në Big Brother VIP Kosova: “Këtë herë do të jem më i rrezikshëm”

Eduard Kuqi, i njohur për publikun si Edi, është kthyer sërish në arenën e lojës në Big Brother VIP Kosova, duke u bërë një nga rikthimet më të komentuara të këtij edicioni. Ish-banori i BBVK3 ka hyrë me një paralajmërim të fortë për rivalët e tij:

“Do të jem më i rrezikshëm.”

Rikthimi i Edi Kuqit vjen pas një sezoni ku ai u bë një prej figurave më të debatueshme. Në edicionin e kaluar, ai trazoi shtëpinë me energjinë, konfliktet dhe sjelljen e paparashikueshme – duke ndryshuar rrjedhën e lojës në disa momente kyçe.

Po aq i bujshëm sa hyrja e tij, ishte edhe largimi dramatik: gjatë një prime-i të ngarkuar emocionalisht, Edi kërkoi të braktiste menjëherë garën, duke deklaruar se ishte “i lodhur psiqikisht”. Ai madje paralajmëroi se, nëse nuk do i hapej dera, do të detyrohej ta thyente vetë. Prodhimi e lejoi të largohej menjëherë, dhe jashtë shtëpisë ai pranoi se ishte penduar për mënyrën se si u largua.

Në muajt që pasuan, Edi kërkoi disa herë rikthimin në format, madje shprehu dëshirën të ishte pjesë edhe e Big Brother VIP Albania. Megjithatë, ishte pikërisht Kosova që i dha atij shansin e dytë.

Tani mbetet për t’u parë nëse rikthimi i tij do të rikthejë shpërthimet e dikurshme, do të trazojë dinamikat e lojës, apo do të shohim një version të ri – dhe siç thotë ai vetë, më të rrezikshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Me 85 vota pro, dhe tre kundër” – Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

0
Me mbështetjen e shumicës socialiste, Endri Shabani u votua në Kuvend si Avokat i Popullit, duke siguruar 85 vota pro dhe vetëm 3 kundër....

“Dua të përgëzoj zotin Braho” – Ambasadori i BE-së përgëzon kreun e ri të...

0
Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e rëndësishëm të Prokurorisë së Posaçme...

“Ku është ky Pirro Vengu? Që nuk shkel në dy shtete të NATO-s” –...

0
Në një fjalim në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke pohuar se kjo ka shkaktuar...

“Your Algorithm” – Instagram po teston mënyrën që përdoruesit të kontrollojnë përmbajtjen që shohin

0
Instagram po eksperimenton me një funksion të ri, të quajtur “Your Algorithm” (Algoritmi juaj), i cili u jep përdoruesve mundësinë të rregullojnë manualisht temat...

Shqiptaria u zgjodh Miss Finlanda, humb kurorën për një foto të publikuar në snapchat

0
Një vendim i paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila hoqi menjëherë titullin fitueses së vitit 2025, Sarah Dzafce, 22-vjeçare me...