Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me komisioneren e BE-së, Vera Kos, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin e ministres Belinda Balluku.
Rama e konsideroi vendimin si një ndërhyrje të paprecedentë në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe njoftoi se qeveria shqiptare do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të marrë vendimin përfundimtar.
“Nuk jemi në kushtet kur mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Për periudhën që flasim nuk ka një zëvendëskryeministër dhe një ministër Infrastrukturë që funksionon. Nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet e tyre,” tha Rama, duke e quajtur vendimin unik dhe të paprecedent në historinë e Europës.
Deklarata e Kryeministrit nxit debat mbi balancën e pushteteve dhe sfidat ligjore që Shqipëria përballet në këtë çështje, ndërsa vëmendja mbetet e fokusuar te vendimi që pritet nga Gjykata Kushtetuese.






