24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Vdes personi i parë i diagnostikuar me varianin e ri H5N5 të Gripit të Shpendëve në botë

Autoritetet shëndetësore të Washingtonit konfirmuan vdekjen e personit që ishte diagnostikuar me varianin H5N5 të Gripit të Shpendëve, duke u bërë i pari pacient në botë me këtë variant. Viktima ishte një i moshuar me sëmundje bashkëshoqëruese, i cili ishte infektuar pasi mbante në oborr një tufë shpendësh shtëpiak. Identiteti i tij nuk u bë publik për të respektuar privatësinë e familjes.

Sipas autoriteteve, H5N5 është një variant i ri i gripit aviar, i cili ishte identifikuar më parë tek kafshët, por kurrë tek njerëzit. Deri më tani, rreziku i përhapjes së tij tek njerëzit mbetet i ulët dhe nuk ka prova për transmetim nga njeriu tek njeriu.

Gripi i shpendëve, i njohur edhe si gripi aviar, ka qarkulluar prej dekadash tek shpendët, por vitet e fundit ka filluar të shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe tek gjitarët. Në mars 2024, Departamenti Amerikan i Bujqësisë njoftoi se një tjetër variant i gripit, i cili kishte prekur miliona shpendë në SHBA, ishte identifikuar tek disa gjitarë.

Që nga ajo kohë, janë regjistruar të paktën 70 raste të konfirmuara tek njerëzit në Shtetet e Bashkuara. Shumica e infeksioneve kanë qenë të lehta, me simptoma si skuqje të syve dhe temperaturë, megjithatë disa raste kanë shfaqur simptoma më të rënda. Në janar të këtij viti, u konfirmua edhe vdekja e parë nga gripi i shpendëve tek një pacient tjetër i moshuar me probleme shëndetësore.

Departamenti i Shëndetësisë në SHBA theksoi se autoritetet do të monitorojnë situatën nga afër dhe këshillojnë qytetarët të marrin masa të kujdesshme kur kanë kontakt me shpendët shtëpiakë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...