26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kapet 300 kg eksploziv në kufirin e Kosovës, furgoni kishte ngarkesën të fshehur mes pajisjeve të peshkimit

Policia Kufitare në Kosovë ka sekuestruar një sasi të madhe lënde shpërthyese gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë.

Një automjet i tipit furgon u përzgjodh për kontroll të detajuar dhe u dërgua në vijën e dytë të inspektimit. Gjatë verifikimeve, drejtuesi i mjetit deklaroi se nuk kishte mallra për të deklaruar, por kontrolli fizik zbuluoi të kundërtën.

Në bagazhin e furgonit, të kamufluar mes pajisjeve të peshkimit, u gjetën rreth 300 kilogramë lëndë shpërthyese, të paketuar në thasë dhe pako. Sasia e madhe e eksplozivit u sekuestrua menjëherë nga autoritetet.

Ndërkohë, është hapur një hetim për zbardhjen e origjinës së lëndës shpërthyese, destinacionin përfundimtar dhe personat e përfshirë në transportin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...