11.5 C
Tiranë
Sunday, December 14, 2025
spot_img

Europa propozon plan të ri paqeje: Rikthim të Rusisë në skenën botërore dhe kufizim të ushtrisë ukrainase

Rusia mund të rikthehet në skenën e madhe ndërkombëtare, përfshirë edhe në formatin G8, sipas një plani të ri evropian të paqes që po qarkullon pas samitit emergjent të mbajtur në Gjenevë. Dokumenti, i përgatitur si kundërpërgjigje ndaj planit 28-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump – i konsideruar tepër i favorshëm për Moskën – përfshin disa lëshime të rëndësishme ndaj Rusisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, propozimi i ri evropian parasheh kufizimin e madhësisë së ushtrisë ukrainase, si dhe angazhimin për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë, të cilat potencialisht mund të çojnë në largimin e presidentit Volodymyr Zelensky – një kërkesë kyçe e Moskës.

Oferta për rikthimin e Rusisë në G8 shihet si një përpjekje për ta integruar Kremlinin në rendin perëndimor, në këmbim të uljes së tensioneve dhe hapjes së negociatave përfundimtare të paqes.

Pas bisedimeve në Gjenevë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA-të janë duke “bërë disa ndryshime” në planin e tyre, duke sinjalizuar afrime mes qëndrimeve perëndimore.

“Mendoj se ky është një takim dhe ditë shumë domethënëse, ndoshta më e mira që kemi pasur deri më tani në këtë proces, që prej janarit kur morëm detyrën,” tha Rubio.

Publikimi i kundërpropozimit vjen pak pasi Donald Trump kritikoi Kievin, duke thënë se Ukraina ka treguar “zero mirënjohje” për përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë, Kievi e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë kushte që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, duke e lënë në pikëpyetje fatin e negociatave të sapo nisura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gresa Gashi shpërthen ndaj Olta Gixharit: “O.G, me pas fuqi ta kisha ndalu me...

0
Big Brother VIP Kosova vijon të prodhojë tensione jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë ekranit. Një deklaratë e fundit e ish-banorës së sezonit...

Flamur Noka kundër dorëheqjes së tij: “Vetëm largimi i Ramës stabilizon Shqipërinë”

0
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka ka dalë para gazetarëve për të shpalosur axhendën e PD-së, duke konfirmuar...

Tre të vrarë në Siri: Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil

0
Dy ushtarë të Ushtrisë Amerikane dhe një përkthyes civil humbën jetën të shtunën gjatë një sulmi në Siri, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së. “Tre...

Bes Kallaku: “E shkuara ime është e vdekur, po jetoj të sotmen”

0
Aktori Bes Kallaku rikthehet në vëmendjen e publikut me një rrëfim të hapur për jetën e tij, duke folur për kapitujt e mbyllur, përfshirë...

Meshkujt vendosin brenda 112 ditësh nëse një marrëdhënie ka të ardhme, zbulon studimi

0
Një studim i ri ka bërë bujë në rrjet, duke sugjeruar se meshkujt zakonisht vendosin brenda rreth 112 ditësh të njohjes nëse një grua...