28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Shok, sigurisht kryhet nesër…” – zbardhen borxhet dhe mesazhet e WhatsApp në seancën për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Prishtinë u zhvillua seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Prokurorja Javorka Perlinçeviç ka propozuar administrimin e disa provave kyçe, duke përfshirë borxhet e Murselit, të cilat arrijnë 475,968.77 euro në mars të vitit 2024, duke përfshirë borxhet ndaj individëve dhe institucioneve financiare.

Gjithashtu, prokurorja ka paraqitur përgjigjen nga autoritetet suedeze që konfirmon se viktima kishte një sigurim jetësor që fillonte më 25 qershor 2022, në vlerë 3 milionë krune suedeze, dhe sipas ligjit suedez, përfitues do të ishte bashkëshorti në rast të humbjes së jetës, nëse nuk ka vartës të tjerë.

Në rrjetin social WhatsApp, janë gjetur kontakte mes Granit Plavës dhe Naim Murselit, të cilat filluan më 23 nëntor 2023 dhe vazhduan deri më datën e vrasjes, më 29 nëntor 2023. Murseli i kishte dërguar mesazh Plavës më 28 nëntor 2023: “Shok, sigurisht kryhet nesër…”, duke sugjeruar planifikimin e ngjarjes.

Seanca vazhdon ndërkohë që prokuroria po administron provat e tjera për të dokumentuar tërësisht ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...