25.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Dashamir Tahiri: Shoqata “Çamëria” po ringrihet; Shpëtim Idrizi e dobësoi strukturën

Ish-deputeti Dashamir Tahiri ka deklaruar se Shoqata “Çamëria” po kalon një proces të plotë ringritjeje dhe rithemelimi, pas, sipas tij, një periudhe dobësimi të theksuar të strukturave të saj.

Në një intervistë për News 24, Tahiri akuzoi kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si përgjegjësin kryesor për shkatërrimin e organizimit të shoqatës. Ai u shpreh se komuniteti çam e ka “larguar nga puna” Idrizin përmes votës.

“Ata që e shkatërruan, ju e dini, Shpëtim Idrizi. Çamët e kanë pushuar nga puna, nuk mori as 2 mijë vota në zgjedhjet që kaluan,” tha Tahiri, duke nënvizuar se Shoqata “Çamëria” ka nisur procesin e ringritjes nga e para.

Sipas tij, komuniteti çam është mobilizuar për të rikthyer shoqatën në funksion të plotë:

“Ka qenë jo ekzistente, ka filluar rithemelimi, ringritja, gjithçka nga e para,” deklaroi ai.

Tahiri theksoi gjithashtu se komuniteti çam historikisht nuk është vënë nën kontroll nga asnjë figurë politike, duke shtuar:

“Çamët nuk i mori dot peng Enver Hoxha, jo më Shpëtimi. Çamët do ringrihen në të gjitha rrethet dhe do bëhen edhe më të fortë seç ishin.”

Procesi i ringritjes së Shoqatës “Çamëria” pritet të vijojë me riorganizimin e strukturave në të gjitha zonat ku komuniteti çam është i pranishëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...