28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Trump zgjedh kreun e ardhshëm të Fed: Ekonomia amerikane pret lehtësim të shpejtë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të dielën se ka marrë vendimin për emrin që do të propozojë si kreun e ardhshëm të Rezervës Federale (Fed). Përpara gazetarëve në bordin e Air Force One, gjatë kthimit për në Uashington, Trump tha:
“E di kë do të zgjedh, po. Do ta bëjmë publik së shpejti.”

Megjithatë, presidenti nuk zbuloi ende identitetin e kandidatit. Trump ka kritikuar shpesh drejtuesin aktual të Fed-it, Jerome Powell, për mosuljen e shpejtë të normave të interesit, duke kërkuar një drejtues që të ndjekë më agresivisht politikat lehtësuese.

Sipas raportimeve të Bloomberg, kandidati më i mundshëm është Kevin Hassett, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë dhe këshilltar ekonomik i lartë i Trump. Një emër i cili, sipas pritshmërive të presidentit, do të sigurojë ulje të normave të interesit dhe stimuj të rinj për ekonominë amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...