27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Manjola Luku në protestën para Kryeministrisë: “Opozita nuk mund të heshtë, qeveria Rama duhet të largohet”

Deputetja demokrate e qarkut Durrës, Manjola Luku, ngriti akuza të forta ndaj qeverisë gjatë protestës së tretë radhazi që organizohet para Kryeministrisë nga Foltorja. Në fjalën e saj, Luku deklaroi se opozita ka detyrimin moral të reagojë ndaj, sipas saj, skandaleve dhe abuzimeve që kanë tronditur institucionet shtetërore.

“Nuk jemi vetëm për miting politik, por edhe për t’i thënë ‘stop’ abuzimeve dhe për të ngritur zërin kundër ligjeve që shkatërrojnë familjet tona dhe moralin kombëtar,” tha deputetja demokrate, duke nënvizuar se ngjarjet e fundit kriminale në vend përfaqësojnë “jo vetëm rënie të shtetit, por edhe dhunë të vetë shtetit të lidhur me bandat”.

Ajo përmendi atentatet e ndodhura së fundmi në Rinas dhe Elbasan, duke i cilësuar tregues të situatës së rëndë të sigurisë në vend.

Luku iu referua gjithashtu aferave të fundit që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se bisedat e publikuara tregojnë mënyrën se si shpërndahen tenderat dhe favorizimet në projekte publike.

Në përfundim të fjalës, Luku kërkoi dorëheqjen e qeverisë Rama dhe vijimin e protestave deri në largimin e saj, duke theksuar se “heshtja nuk është më një opsion për opozitën”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...