25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Shoqërohet në polici i riu nga Lezha, dyshohet se përdori Audin e përfshirë në vrasjen e Mondi Mehallës

Një person me inicialet N. Gj, banues në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdorur automjetin tip Audi, i cili mendohet të jetë përdorur në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mehalla.

Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala, i riu është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin që kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur pikërisht automjetin që më vonë u identifikua nga hetuesit si mjeti i përdorur në skemën e krimit.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se policia ka shoqëruar Naldo Gjinin, i cili aktualisht po verifikohet lidhur me përdorimin e automjetit gjatë ditëve të fundit. Dyshimet janë se Audi në fjalë është përdorur për të lëvizur autorët para dhe pas ekzekutimit të biznesmenit Mehalla.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë në disa pista, përfshirë lëvizjet e mjetit, personat që e kanë përdorur dhe lidhjet e mundshme me autorët e vrasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...