25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Tragjedi në kryeqytet: Automjeti përplas për vdekje gruan 49-vjeçare te ish-Sheshi Shqiponja

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ish-Sheshi Shqiponja në Tiranë, ku një grua 49-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 06:20, kur automjeti me drejtues D. M., 30 vjeç, goditi këmbësoren A. H., rreth 49 vjeç. Si pasojë e përplasjes, viktima humbi jetën në vend.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes në rrugë dhe njoftojnë se hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...