25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

”Vajzës nuk i kam thënë”, Fjolla Morina bëhet banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4

Fjolla Morina iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes së publikut dhe rrjeteve sociale. Që nga momenti i hyrjes, dhjetëra video me reagimet dhe momentet e para të saj brenda shtëpisë janë shpërndarë gjerësisht, duke nxitur diskutime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Gjatë një bisede me banorët në oborr, këngëtarja zbuloi se nuk i kishte njoftuar paraprakisht vajzën e saj të madhe për pjesëmarrjen në spektakël. “Të madhes nuk i kam tregu hiq… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, rrëfeu ajo.

Përveç kësaj, Fjolla ndau me banorët edhe detaje për marrëdhënien e saj me vajzën e vogël, duke ofruar një perspektivë më intime dhe personale për jetën e saj familjare.

Hyrja e saj në shtëpi pritet të sjellë dinamika të reja dhe rivalitete të mundshme, ndërsa publiku dhe banorët tashmë presin ardhjen e një tjetër personazhi të fortë dhe të komentuar, që pritet të shtojë tension dhe argëtim në Big Brother VIP Kosova 4.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...